Vedat Bajrami flet nga “Haga”, solidarizohet me komandantët: Marre iu qoftë politikanëve!

February 20, 2022
1 minut lexim

Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, artisti Vedat Bajrami përmes humorit, është solidarizuar me ish krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Aktori këtë humor e ka publikuar në profilin e tij në Facebook dhe është paraqitur në rolin e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Ai ka kritikuar politikanët që nuk i përmendën ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë, me rastin e festës së pavarësisë.

“Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marrë”, u shpreh ai.

“Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, u shpreh ai tutje ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protestat në Kanada, policia arreston 170 persona

Story i radhës

NATO llogarit me një sulm gjithpërfshirës rus në Ukrainë: Mund të ndodhë së shpejti

Të fundit nga

ShkoLartë