Veç në Botëror, Ibrahim Rugova nuk ishte me Amerikën, ja për kë bënte tifo presidenti historik i Kosovës

November 21, 2022
1 minut lexim

Mendimi, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka zbuluar se cilat ekipet kombëtare i favorizonte babai i tij në Kupën e Botës.

Në intervistën për emisionin “Favoriti i Botërorit”.Mendimi zbuloi se turneu në fjalë ishte rasti i vetëm që presidenti i ndjerë nuk ishte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mendimi pranoi se e gjithë familja Rugova i ka përcjellë ndeshjet e Kupës së Botës.

“Natyrisht edhe presidenti i ka përcjellë. I kemi përcjellë gjithmonë familjarisht. Kryesisht ishte me Gjermaninë, por edhe për ekipet nga Amerika Latine, si Argjentina e Brazili”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin ndonjë ekip të fortë në atë kohë”, deklaroi Mendim Rugova.

Ish-presidenti, Ibrahim Rugova, ishte përkrahës edhe i futbollit vendor, teksa kishte punuar edhe për ndërkombëtarizimin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEDS zë 185 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike, për një javë

Story i radhës

Situata e krijuar nga moti, Balla: Opozita në vend që të solidarizohet, dezinformon

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë