Në lagjen e “Kodrës së Trimave”, banorët e kanë shenjëzimin për autobusë në shumë pika por jo edhe pritoret.
Këto të fundit janë në numër shumë të vogël, dy gjithsej.
Por të dyja këto, si të vetmet, nuk po mjaftojnë për këta prishtinas. E meqë boll nuk janë, pritjet për autobusë qytetarët po detyrohen t’i bëjnë kudo, në ditët me diell e ato me shi, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Por, pse janë veç dy, e jo më shumë pritore në këtë lagje të Prishtinës, nga komuna bëjnë të ditur se ka një shkak.
Siç thonë ata, “shumë prona të komunës janë uzurpuar dhe hapësira e trotuareve për të vendosë pritore është e vështirë, se janë disa standarde”.
Sipas ekzekutivit lokal, është fundi i vitit që do të sjell pritoret për këta prishtinas, në tetë lokacione sa është e paraparë, siç tregon menaxheri i projektit, Gent Sejdiu.