Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu ka rrëfyer në emisionin premierë veror në Kanal 10 ‘PrimeVerë” me Shëndrit Lumin dhe Saranda Bujupi-Rama rastin e tij kur është aksidentuar me motorr, si pasojë e të cilit edhe e thyer këmbën.
Ai ka treguar se nuk është njeri që kthehet mbrapa dhe se ajo që ka ndodh i ka ndodh dhe se rruga e vetme është shërimi.
“E shërimi vjen në mesin e miqve dhe shokëve….faleminderit prej urimeve dhe vizitave të panumërta…
…dhe veç prej 5% të lutjeve të tyre, mua me kanë çuar prej spitalit”, tha mes tjerash Vllasaliu, duke falënderuar edhe mjekët që janë përkujdesur për mjekimin e tij.
Burimi: botasot.info


