Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do ta mbështesë financiarisht Roelin, djalin e kolegut të tij të ndjerë, Shpat Kasapi, përcjell TV21.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se nga ky sezon e në vazhdim do të ndajë nga 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë ku performon, të cilat do t’i dërgohen Roelit për nevojat e tij shëndetësore dhe jetësore.
Tahiri theksoi se ndihma do t’i dorëzohet nënës së Roelit, Selvies, ndërsa u bëri thirrje edhe kolegëve artistë që, përveç kujtimeve dhe fjalëve për Shpat Kasapin, ta mbështesin familjen e tij edhe me vepra konkrete.
Burimi: lajmpress.org



