trump thote se irani do te paguaje per vrasjen e ushtareve amerikane 6a5e7c916b037

Trump thotë se Irani “do të paguajë” për vrasjen e ushtarëve amerikanë

July 20, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani “do të paguajë” për vrasjen e ushtarëve amerikanë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social më 20 korrik pasi gjatë fundjavës vdiqën tre ushtarë, Trump tha se “sa herë Irani vret ushtarë amerikanë, ata do të paguajnë për vrasjen shumëfish”.

Trump shtoi se ia ka përcjellë këtë urdhër sekretarit amerikan të Mbrojtjes*, Pete Hegseth, si dhe “çdo udhëheqësi në ushtri”.

Deklarata e tij vjen pasi dy ushtarë amerikanë u vranë nga sulmet iraniane me dronë dhe raketa në një bazë ushtarake amerikane në Jordani më 17 korrik. Më pas, ushtria amerikane tha më 19 korrik se edhe një ushtar ishte vrarë pas sulmeve iraniane me dronë në Irak.

Një ditë më pas, ushtria amerikane njoftoi se ka kryer sulme në natën e nëntë me radhë ndaj Iranit, me qëllim që të dobësojë aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit.

Trump tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit.

Lufta në Iran nisi në fund të shkurtit pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Republikës Islamike. Palët më pas arritën një marrëveshje armëpushimi dhe një memorandum mirëkuptimi.

Por, SHBA-ja rinisi sulmet pasi e akuzoi Iranin për sulme ndaj anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit – arterie kyç për dërgesat botërore të naftës dhe gazit. Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar shtetet fqinje që janë mikpritëse të bazave ushtarake amerikane. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezikonte mbytjen ne lumin vjosa ne kelcyre banori shpeton nga mbytja nje turiste 10 vjecare 6a5e7c302c5a6
Lajmi i mëparshëm

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

vec 5 per qind te lutje te njerzeve me kane cu sinan vllasaliu rrefen me emocione aksidentin e tij 6a5e7d5c4efa0
Lajmi i radhës

“Veç 5 për qind të lutje të njërzëve, më kanë çu” – Sinan Vllasaliu rrefen me emocione aksidentin e tij

Të fundit nga

ShkoLartë