vdiq profesori masar shporta 61f31a581babd

Vdiq profesori Masar Shporta

January 27, 2022
1 minut lexim

Sot ka vdekur profesori Masar Shporta. Ai ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Shporta, lindi në Prizren në vitin 1928, i takon gjeneratës së parë të gjimnazistëve të Kosovës.

Ai në shtator të vitit 1954 përfundoi fakultetin e shkencave të matematikës në Beograd.

Ky është postimi i plotë ku jepet lajmi për vdekjen e tij:

 Ai u lind më 15 nëntor 1928 në Prizren nga prindërit, Hafëz Sadik (Rrustem) Shporta dhe Zehra Shporta.

Familja e Hafëz Sadik Shportës ka qenë një familje e njohur qytetare dhe e vjetër prizrenase, gjithashtu një familje e madhe tregtare me përkushtim kombëtar dhe arsimore, gjithmonë me synim për përparim, edukim dhe shkollim.

Profesor Masar Shporta, në shtator të vitit 1954 përfundoi fakultetin në shkencat e matematikës në Beograd.

Si luftëtar i të drejtave arsimore shqiptare kosovare e ngriti zërin haptas në tubimet e studenteve në Beograd, kundër mohimit të drejtave arsimore e kombëtare shqiptare e kosovare nga ana e regjimit totalitar shfarosës te Aleksandar Rankoviçit. Prandaj shumë herë u ndoq nga UDB-ja.

Ai u burgos në Beograd dhe pastaj sërish u burgos më 8 shkurt 1954 në Prizren.

Më pas ai u gjykua në një gjyq politik, i montuar i ashtuquajtur gjykimi i Procesit të Prizrenit. Dënohet me 6 vjet burgim të rëndë.

Dikur më 1954 deportohet në mbajtje të burgut në Kroaci, në burgun famëkeq të Goli Otokut. Më 1959 lirohet nga burgu Goli Otok, pas pesë vitesh vuajtje dënimi, torture e me punë të rëndë.

Në vazhdimësi kontribuon për të drejtat kombëtare dhe arsimore, dhe ne vijueshmëri ndiqet dhe burgoset shumë herë, kontribuon dhe ndihmon UÇK-në, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe ndiqet nga regjimi i Slobodan Milosheviçit  dhe paramilitarët serbë.

Ai është dekoruar edhe me medaljen presidenciale vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prizren.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i shkepusin energjine elektrike dhe shkon ne banesen e fqinjit per tu ngrohur 67 vjecari vdes nga asfiksia 61f31a54ca074
Story i mëparshëm

I shkëpusin energjinë elektrike dhe shkon në banesën e fqinjit për t’u ngrohur, 67-vjeçari vdes nga asfiksia

d0bad0b0d0bbd0b5d181d0bad0b0 d0b2d0b0d0bdd187d0b5d0b2d0b0 d0b0d180d0b3d183d0bcd0b5d0bdd182d0b8d182d0b5 d0b7d0b0 d183d0bad0b8d0bdd183 61f31b740f390
Story i radhës

Калеска-Ванчева: Аргументите за укинување на Пржинската влада се доказ дека институциите функционираат

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë