Vdiq Ahmet Petrova, kontribuesi i madh i hendbollit

February 4, 2022
1 minut lexim

Federata e Hendbollit e Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar njoftimin për vdekjen e Ahmet Hysenaj – Petrova, kontribues shumë i madh i hendbollit kosovar. I ndjeri Petrova për rreth gjysmë shekulli ka dhënë kontribut të çmuar për hendbollin ferizajas dhe rrjedhimisht për hendbollin e Kosovës në përgjithësi.

I ndjeri ishte pjesë e kryesisë së Borcit të Ferizajt, në ditët më të lavdishme të këtij klubi, ndërsa në vitin 1988 u zgjodh kryetar i Borcit kur Borci garonte në Ligën e parë të ish shtetit tani të shpërbër. Ishte kryetari i parë pasi klubi ndryshoi emrin në Kastrioti, pas pavarësimit të sportit kosovar.

I pari i klubit ferizajas ka qenë edhe pas luftës, për kohë të gjatë dhe në disa periudha. Ka drejtuar dhe financuar edhe klubin e femrave Kastrioti. Nën drejtimin e tij skuadrat ferizajase kanë fituar shumë trofe.

Petrova ishte pjesë e rëndësishme e hendbollit deri në ditët e fundit të jetës. Sporti ynë ishte pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

Në emër të FHK-së dhe familjes kosovare të hendbollit, familjen e të ndjerit e ngushëllon presidenti Eugen Saraçini.

“Kontributi i Ahmet Petrovës për hendbollin kosovar është i çmuar. Ai do të kujtohet gjithnjë si kontribues i madh në periudha të ndryshme. Vlera e Petrovës për hendbollin tonë është me shumë peshë. Unë kam humbur një mik, ndërsa familja e hendbollit një anëtar të rëndësishëm”, ka shkruar presidenti Saraçini.

FHK-ja javën e kaluar e nderoi Ahmet Petrovën me Mirënjohje për Vepër Jetësore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Јордановска: Мило ми е за донесената ослободителна пресуда

Story i radhës

MPB Maqedoni zbulon mbi 20 automjete që transportojnë nxënës në shkolla

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë