Katër alpinistë humbën jetën teksa po ngjiteshin në malin më të lartë të Meksikës, Pico de Orizaba, raporton Anadolu.
Zyra e Mbrojtjes Civile në shtetin Puebla njoftoi vdekjen e alpinistëve që po ngjiteshin në malin me lartësinë 5.675 metra. Në këtë aksident konfirmohet se kanë humbur jetën katër persona.
Alpinistët që përpiqen të ngjiten në malin Pico de Orizaba janë shpesh viktima të aksidenteve.
Në vitin 2015, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën trupat e tre personave të humbur në një ortek në vitin 1959.