Vdes Zyhra Sallauka nga Prizreni – u kishte bërë konak ushtarëve të UÇK-së

November 3, 2024
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë Zyhra Sallauka, gruaja e cila u bëri konak luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë viteve të vështira të luftës.

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook.

Zyhra Sallauka ishte nëna e ushtarit të UÇK-së, e Skender Sallauka.

Nëna Zyhrë ishte një grua e fortë dhe me zemër të madhe, që në periudhat më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugëve për në Shqipëri dhe kthimin prapa, na ka mirëpritur në shtëpinë e saj dhe na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë. Do ta kujtojmë gjithmonë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike”.

“Ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi Lushtaku në postimin e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kritikohet sjellja e deputetëve, analistët thonë se po paguhen kot

Story i radhës

Shqipja nuk po heq dorë nga “Big Brother Vip Kosova”

Të fundit nga

Shqipëria e nis 2025-tën me binjakë

Jo një, por dy. Binjakë janë dy fëmijët e parë që kanë lindur në Shqipëri në vitin 2025. “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë”, ka shkruar

Isak kërkohet nga klubi i madh

Klubi italian, Inter raportohet se e dëshiron qendërmbrojtësin e Atalantës, Isak Hien. Kampionët në fuqi të Italisë, besojnë se Hien është lojtar ideal për ta zëvendësuar Francesco Acerbin, i cili po përballet
ShkoLartë