Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare trajneri që i dha mundësinë Luka Modriçit, Franjo Xhiidiç, njoftoi skuadra boshnjake Zrinjski nga Mostari.
Ai vdiq në këtë qytet dhe pikërisht në Zrinjski la gjurmët më të mëdha në karrierën e tij, pasi me ta fitoi titullin e parë kampion të Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 2005.
Ai u kthye në Mostar tri herë për të marrë Zrinjskin dhe ka pasur 92 paraqitje me 53 fitore, 13 barazime dhe 26 humbje.
Franjo ka lindur në Mostar në vitin 1939 dhe ka luajtur për skuadrat si Velezhi, Borci nga Çaplina dhe Mladosti nga Shiroki Brijeg, pas së cilës e përfundoi karrierën e tij si lojtar.
Si trajner ka punuar ndër të tjera në skuadrat si Leotari, Iskra, Shibeniku, Samobori, Shiroki Brijeg, Cim, Ljubushek dhe Redarstvenik.
Ishte pikërisht ai që i dha rastin Luka Modriçit në ditët e fundit të karrierës së tij te Zrinjski.
“Xhidiç ishte trajneri i parë i Luka Modriçit.
Ai do të mbahet mend si njeriu i parë që i dha rastin Luka Modriç në futbollin e lartë. Ishte në sezonin 2003/04. kur ai ishte i huazuar nga Dinamo, dhe të dy u takuan në Mostar në korrik të vitit 2024 për promovimin e filmit HSHK Zrinjski – A Story of Pride.
Luka mori pjesë në film, duke folur për ndeshjet që ka luajtur për HSHK Zrinjski. Kur Zhidiç pa Lukën që po vinte për ta përqafuar, ai tha: “Luka im!””, ka shkruar media kroate “Index”..
Burimi: botasot.info