vdes tragjikisht ish reprezentuesi i kroacise 6802ca6d9cb43

Vdes tragjikisht ish reprezentuesi i Kroacisë

April 18, 2025
1 minut lexim

Nikola Pokrivaç, ish – futbollist i kombëtares kroate, ka ndërruar jetë.

“Dy persona humbën jetën në një aksident trafiku pranë Karllovcit, përfshirë ish – futbollistin e kombëtares kroate, Nikola Pokrivaç.

Pokrivaç kaloi gjithashtu një pjesë të karrierës së tij te Slaven Belupo”, shkruan media kroate “24 sata”.

“U tronditëm nga lajmi i tmerrshëm. Nikola Pokrivaç, një ish-anëtar i ekipit kombëtar kroat dhe lojtar i Slaven Belupos, vdiq në një aksident me makinë.

Ai e veshi fanellën tonë nga marsi 2016 deri në fillim të vitit 2018, kur u tërhoq nga futbolli profesional. Ai luajti 11 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Nikola, pusho në paqe. I shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në emër të Slaven Belupo”, shkruan klubi Slaven Belupo.

Nikola Pokrivaç ishte një emër i njohur për tifozët kroatë të futbollit. Ai bëri 15 paraqitje për ekipin kombëtar kroat dhe ishte pjesë e skuadrës së Slaven Biliç në Euro 2008.

Ai e filloi karrierën e tij te Varteks dhe më vonë luajti për klube të njohura si Dinamo Zagreb, Monaco, Red Bull Salzburg dhe Rijeka.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shpresoj qe te marre fund kjo marrezi bytyci flet per konstituimin e kuvendit ka nje mesazh te forte per opoziten 6802c6ada186a
Story i mëparshëm

“Shpresoj që të marrë fund kjo marrëzi”, Bytyçi flet për konstituimin e Kuvendit – ka një mesazh të fortë për opozitën

siri presidenti palestinez ne damask vizita e pare pas 16 vitesh 6802cdf02d0e1
Story i radhës

Siri, presidenti palestinez në Damask, vizita e parë pas 16 vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë