vdes themeluesi i kirurgjise plastike ne kosove adnan shabani 67f2bc73016fa

Vdes themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, Adnan Shabani

April 6, 2025
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, Adnan Shabani.

Sipas një njoftimi nga kjo Klinikë, varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në vendlindjen e tij në Shkup.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, mjeku i shquar dhe humanisti i madh, Dr. Adnan Shabani. Dr. Shabani ishte pionier i kirurgjisë plastike në vendin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen profesionale të kësaj fushe në Kosovë. Me profesionalizëm të lartë, përkushtim të palodhur dhe zemër të madhe, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë dhe në shëndetin e mijëra pacientëve.

Klinika e Kirurgjisë Plastike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër. Humbja e Dr. Adnan Shabanit është e pazëvendësueshme, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në profesionin tonë dhe në kujtimet tona. Varimi i te ndjerit behet me daten 07 e hene ne vendelindjen e tij ne Shkup. Pusho në paqe, Doktor. Me respekt të thellë, Klinika e Kirurgjisë Plastike – QKUK”, thuhet në njoftim

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mashtrimet me vizat ambasada e shba me nje thirrje per qytetaret shqiptare 67f2b30cb8681
Story i mëparshëm

Mashtrimet me vizat, ambasada e SHBA me një thirrje për qytetarët shqiptarë

real madridi ka perpiluar nje liste prej tre trajnereve 67f2c02f9e2a3
Story i radhës

Real Madridi ka përpiluar një listë prej tre trajnerëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë