Personi i cili u plagos sot në Gjakovë, ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj.
“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekur në Prishtinë”-tha Xhurkaj.
Më herët mjeku kujdestar në QKUK Ejup Govori, tha se pacienti ishte në gjendje të rëndë.
Govori tha se viktima është sjell pa vetëdije dhe me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit.
“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka ardhur pa vetëdije me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit. Personi gjendet në gjendje terminale”.