Në spitalin e Himarës njoftohet se ka humbur jetën një shtetas serb, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Himarë – Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.