Një astrofizikant anglez është vrarë nga një plumb qorr që kishte depërtuar nëpërmjet murit dhe e kishte atë në shtrat, kanë njoftuar autoritetet amerikane, raporton BBC.
Matthew Wilson 31-vjeçar, është gjetur i vdekur me një plagë në kokë të shkaktuar nga plumbi.
Policia ishte telefonuar në një apartament në Boorkhaven të Atlantas në orët e vonshme të së dielës së kaluar.
Jake Kissel nga Departamenti i Policisë së Brookhaven, ka treguar se ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen.
Kissell thotë se plumbi që e goditi Wilsonin kishte bërë më pak se 91 metra dhe depërtoi nëpërmjet murit.
“Janë dy blloqe të apartamenteve dallim mes vendit ku ndodhën të shtënat dhe apartamentit ku po qëndronte Matthew”, ka thënë Kissel.
Wilson ishte në SHBA duke vizituar të dashurën Katherine Shepard.