Vdes nipi i Ramush Haradinajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.

Ish-kryeministri Haradinaj tregoi në një postim në Facebook se Ahmetxhekaj u përball me një sëmundje të rëndë.

Teksa i shprehu ngushëllime familjes Ahmetxhekaj, Haradinaj tha se është i pikëlluar për vdekjen e nipit të tij.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë”, shkroi Haradinaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sancho mund t’i bashkohet Dortmundit në janar

Story i radhës

Sulmet ruse vrasin dy punonjës të huaj të ndihmave në Ukrainë

Të fundit nga