vdes nga semundja e rralle princi frederik i luksemburgut 67cef2e4801e3

​Vdes nga sëmundja e rrallë Princi Frederik i Luksemburgut

March 10, 2025
1 minut lexim

Princi Frederik i Luksemburgut, djali më i vogël i Princit Robert të Luksemburgut dhe Princeshës Julie të Nassau-t, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rrallë gjenetike POLG, raporton CNN.

Ai u nda nga jeta më 1 mars në Paris, njoftoi familja përmes një deklarate në faqen e Fondacionit POLG, të cilin Frederik e themeloi në 2022.

POLG është një çrregullim mitokondrial që shkakton mosfunksionim progresiv të organeve. Frederik u diagnostikua në moshën 14-vjeçare. Sëmundja është e vështirë për t’u identifikuar dhe aktualisht nuk ka trajtim apo kurë.

Frederik vdiq një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Sëmundjeve të Rralla, që ndërgjegjëson për rreth 300 milionë të prekur në mbarë botën.

Megjithatë sëmundjen, ai punoi për të rritur ndërgjegjësimin dhe mori pjesë në prova mjekësore për të ndihmuar në gjetjen e trajtimeve. Familja e tij theksoi se ai nuk donte të përkufizohej nga sëmundja e tij, por ishte i përkushtuar ndaj kauzës për të ndihmuar të tjerët. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne roberit e plasur ne kopshtin zoologjik digjital algoritmet qe na kontrollojne kohen dhe jeten 67cef04e95bbc
Story i mëparshëm

Ne, robërit “e plasur” në kopshtin zoologjik digjital/ Algoritmet që na kontrollojnë kohën dhe jetën

dyshohet se abuzoi seksualisht me nje te mitur kerkohet fletarrest per 52 vjecarin qe jeton ne shba 67cef39ab6e80
Story i radhës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, kërkohet fletarrest për 52 vjeçarin që jeton në ShBA

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë