vdes ne moshen 81 vjecare akademiku salih gashi 68068aec6a5aa

Vdes në moshën 81-vjeçare akademiku Salih Gashi

April 21, 2025
min lexim

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare profesori universitar dhe akademiku, Salih Gashi. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë mbledhje përkujtimore të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00, për të vazhduar me homazhe.

Gashi shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Pejë. Në vitin 1962 u regjistrua në degën e kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) në Prishtinë dhe pas vitit të dytë vazhdoi studimet në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në vitin 1966. Pas përfundimit të studimeve punoi në Kombinatin Trepça, Minierat dhe Flotacioni në Kishnicë dhe Novobërdë (Artanë), si udhëheqës i laboratorit të kimisë. Në vitin shkollor 1969/70 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Fakultetin Teknologjik të Universitetit të Zagrebit, ku magjistroi në vitin 1971 me temën ”Studimi i fraksionimit të polistirenit”, ndërsa një vit më vonë u zgjodh asistent i kimisë fizike në degën e kimisë të FSHMN të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1978 mbrojti tezën e doktoratës me titull “Hulumtimi i strukturës poroze të membranave të osmozës së kundërt dhe përdorimi i tyre për pastrimin e ujërave të ndotura” në Universitetin e Zagrebit. Po këtë vit u zgjodh docent për lëndën kimia fizike në FSHMN. Gjatë kësaj periudhe ka qenë në specializim në Universitetin e Bërnos dhe në Institutin ”Hidroprojekt“ (Bërno, ish Çekosllovaki).

Në vitin 1985 është ftuar profesor vizitor në Universitetin e Jenës dhe në Institutin e Makromolekulave të Akademisë së Shkencave të Berlinit dhe ka mbajtur ligjërata nga fusha e osmozës së kundërt (reverse). Në vitin 1988 u zgjodh anëtar i “European Society of Membrane Science and Technology”, ndërsa në vitin 1993 profesor ordinar në departamentin e kimisë në FSHMN. Po këtë vit u zgjodh kryeredaktor për botimin e teksteve të shkencave të natyrës në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e katedrave të kimisë fizike në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 2000-2002 u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Më 2012 mori mirënjohje nga FSHMN dhe po atë vit u zgjodh anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Nga viti 2013  ishte anëtar i “ALLEA’s working group on Science  Education”.Ishte anëtar korrespondent i “Euro Science Open Forum”.Në vitin 2017 u zgjodh kryeredaktor i revistës shkencore të ASHAK “Research-Kërkime”, teksa në dhjetor të vitit 2024 u zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Në vitin 2017 u zgjodh kryeredaktor i revistës shkencore të ASHAK “Research-Kërkime”, teksa në dhjetor të vitit 2024 u zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Salih Gashi la një trashëgimi të punimeve shkencore nga fusha e kimisë fizike, të botuar në revista prestigjioze në vende të ndryshme të botës dhe pjesëmarrës po në aq konferenca dhe tubime shkencore, ku përfaqësoi Universitetin e Prishtinës dhe më pas Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

jd vance mberrin ne vendin qe trump e quan mbreteresha e tarifave 68068a39d73c5
Story i mëparshëm

JD Vance mbërrin në vendin që Trump e quan “mbretëresha e tarifave”

mos te shes moral kur futet ne krevat me ty big mama prish raportet me limin ne ferma vip per shkak te albes 68068bdd0ef99
Story i radhës

“Mos të shes moral kur futet në krevat me ty”, Big Mama prish raportet me Limin në Ferma VIP për shkak të Albës

Të fundit nga

ShkoLartë