Presley Gerber ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, sipas raportimeve nga mediat. Gerber ishte djali i modeles së njohur Cindy Crawford, dhe Rande Gerber.
Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Anxhelosit ka konfirmuar vdekjen e të riut, duke e bërë të ditur se ai kishte ndërruar jetë të dielën, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Gerber kishte folur më herët për problemin që kishte me abuzim të substancave narkotike, sidomos të tipit të barërave depresive, duke iu nënshtruar qendrave rehabilituese.
Gerber ishte model i nënshkruar me IMG Models dhe bëri debutimin e tij në një sfilatë të Moschino.
Ai parakaloi për marka si Burberry, Dolce & Gabbana dhe Bottega Veneta, si dhe për markat amerikane Tommy Hilfiger dhe Ralph Lauren. Po ashtu ai ishte pjesë e fushatave reklamuese të Calvin Klein, Celine, Pepsi dhe Omega, si dhe u shfaq në revista si GQ Style dhe The New York Times Style Magazine.
Në këtë kohë, sipas publicistes së Crawford, familja ka kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë për ta.
Burimi: botasot.info


