trump synon mbylljen e gjykates penale ne hage holanda ne telashe serioze 6ab16ef7a986f

​Trump synon mbylljen e Gjykatës Penale në Hagë, Holanda në telashe serioze

September 21, 2026
1 minut lexim

Holanda po përgatitet për një valë të re sanksionesh amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë.

Kjo pasi administrata presidentit Donald Trump e akuzon gjykatën në fjalë se ka tejkaluar kompetencat, teksa synon që si lider i shtetit më të fuqishëm në botë, ta dobësojë funksionimin e saj.

Burime diplomatike dhe qeveritare në Hagë i thanë Associated Press se autoritetet holandeze janë njoftuar për masat e mundshme.

Holanda po shqyrton mënyra për ta mbajtur gjykatën funksionale, përfshirë pagat e stafit dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Në fokus është edhe funksionimi i qendrës së paraburgimit.

Uashingtoni ka sanksionuar tashmë mbi 12 zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të gjykatës.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundërshtojnë urdhërarrestet që lëshon kjo Gjykatë ndaj zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Uashingtoni ka kundërshtuar gjithashtu hetimet për veprimet e ushtrisë amerikane në Afganistan.

Sanksionet mund t’ia kufizojnë gjykatës qasjen në shërbime financiare dhe teknologjike. Ato mund ta vështirësojnë edhe pagesën e punonjësve amerikanë, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Gjykata ka nisur të largohet nga shërbimet amerikane, duke kaluar te kompani evropiane. Ajo ka zëvendësuar produktet e Microsoftit me programe të një ofruesi gjerman.

Holanda dhe zyrtarët e gjykatës po kërkojnë një periudhë kalimtare gjashtëmujore para zbatimit të masave.

Gjykata Penale Ndërkombëtare u themelua në vitin 2002. Ajo trajton krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe agresion.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, India dhe Izraeli nuk janë anëtare të saj. Gjykata numëron aktualisht 125 shtete anëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

furgoni i pasagjereve perplaset me betonet anesor te mbikalimi i kasharit plagosen 4 persona 6ab16e9370ad2
Lajmi i mëparshëm

Furgoni i pasagjerëve përplaset me betonët anësor te Mbikalimi i Kasharit, plagosen 4 persona

vdes ne moshen 27 vjecare djali i modeles cindy crawford 6ab16fbc612ac
Lajmi i radhës

​Vdes në moshën 27 vjeçare djali i modeles Cindy Crawford

Të fundit nga

ShkoLartë