Vdes mësuesja Afërdita Burrniku nga Prishtina

1 minut lexim

Ka vdekur Afërdita Burrniku, mësuese e shkollës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë. Kështu ka njoftuar shkolla përmes një postimi në Facebook.

Varrimi do të bëhet sot në ora 17:00.

Njoftimi i shkollës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë:

NJOFTIM

Të nderuar prindër, nxënës, kolegë dhe të gjithë ju që e pëlqeni faqen e shkollës sonë, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë mësuesja shumëvjeqare e shkollës sonë, Afërdita Burrniku.Varrimi i të ndjerës bëhët sot, më datë 24.07.2024, ora 17:00 në varrezat e qytetit në Arbëri- Prishtinë.

Stafi menaxhues, kolektivi dhe nxënësit e shkollës sonë do i jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në këtë shkollë.

Veprat e mira që le prapa t’u bëfshin fanar ndriçimi në botën e përjetshme, Afërditë!

Zoti të pastë nën mëshirën e përhershme të Tij!

Lamtumirë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 zjarre aktive, 4 nën kontroll, Toshkovski: Maqedonia nuk ka kapacitet për të përballuar zjarret

Story i radhës

Bare pranë kalimit te Zaragoza

Të fundit nga