Vdes Maxhun Alimehaj, i mbijetuari i pushkatimit nga forcat serbe

December 8, 2024
1 minut lexim

Ka vdekur Maxhun Alimehaj nga Lybeniqi i Pejës, i cili ishte njëri nga 10 të mbijetuarit i pushkatimit që forcat serbe i bënë ndaj 70 bashkëfshatarëve të tashmë të ndjerit, më 1 prill të 1999-ës.

Njoftimin për këtë e dha qytetari nga Isniqi Shkodran Imeraj, përmes një postimi në Facebook.

Ai, nga breshëria e plumbave të forcave serbe mori disa plagë, të cilave ju mbijetoj me shumë vështirësi. Maxhunin, kam pasur rast ta takoj disa herë dhe ta intervistoj si një nga të mbijetuarit e Masakrës së Lybenit të 1 prillit të vitit 1999. Dëshmia e tij, ishte vërtete rrëqethëse dhe kjo dëshmi tashmë ka hyrë në analet e historisë sonë në librin ‘Masakrat në Lybeniq 1998-1999’”, shkruan në postim.

“Vdekja e sotshme e Maxhunit, është një humbje e madhe jo vetëm për Familjen Alimehaj, por për gjithë shoqërinë tonë, ngase nga sot është shuar edhe një dëshmi e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë”.

“Peja vendi im”, dhe “Lybeniq – Pejë” në Facebook bënë të ditur se varrimi bëhet nesër (të hënën), në ora 14:00, në varrezat e dëshmorëve në Lybeniq.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëzimi i Bashar al-Assadit, një fund dramatik i një dinastie që sundoi për dekada me radhë

Story i radhës

“Kam me kallë shpinë”- Çka po paralajmëron Driloni?

Të fundit nga

ShkoLartë