Vdes kampionja olimpike në vitin 1956

Ish-kampionia olimpike në hedhjen e diskut, çekja Olga Fikotova Konoli është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Olga fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Melburn të Australisë në vitin 1956 dhe ishte atletja e fundit e gjallë që fitoi medaljen e artë të atletikës në këto lojëra.

Pas përfundimit të karrierës, ajo ishte trajnere dhe instruktore fitnesi.

Është interesant fakti se fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të basketbollit në vitin 1954.

Story i mëparshëm

Aborti në SHBA, e drejtë personale apo e shteteve

Story i radhës

Izraeli thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut

Të fundit nga