Vdes Jeff Bieley, Osmani: Mik i madh, punën ia kushtoi ndërtimit të lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën

1 minut lexim

Sot në Florida ka vdekur Jeff Bieley.

Për vdekjen e tij, presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se “vajtojmë humbjen e një mikut të madh të Kosovës”.

“Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci elastike. Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff” shkroi Osmani në “X”.

Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, si dhe gjatë luftës në Kosovë ka punuar si gazetar dhe raportues për mediat ndërkombëtare.

Story i mëparshëm

Ivana Knoll “çmend” fansat, imazhe të nxehta me bikini

Story i radhës

Tërheqja e Biden/ Çollaku: Demokratët tashmë janë në lojë, Harris është një luftëtare

Të fundit nga