Vdes ikona e punkut dhe modës, Vivienne Westwood

December 30, 2022
min lexim

Pas lajmit për vdekjen e dizajneres së njohur të modës, Vivienne Westwood, kanë filluar menjëherë edhe homazhet për të nga figura të modës dhe miqtë.

“Vivienne Westwood vdiq qetë dhe e rrethuar nga familja e saj në Londër”, njoftoi shtëpia e saj e modës përmes deklaratës publike në rrjetet sociale.

Ajo u bë emër i njohër me stilet e punk-ut kontravers dhe new wave në vitet e ‘70ta dhe kreacionet e saj i veshën shumë nga yjet e mëdha të modës.

Dizajneri i modës Marc Jacobs shkroi në Instagram se ‘ajo asnjëherë nuk dështoi për të befasuar me punën e saj’.

Kurse, modelja Bella Hadid, e cila u paraqit në pasarelën e fundit gjatë Javës së Modës në Paris në tetor, e përshkroi si ‘diell’ në indushtrinë e modës dhe se është mirënjohëse që ka qenë në orbitën e saj.

Pas njoftimit, bashkëshorti dhe partneri kreativ i “Westwood”, Andreas Kronthaler tha: “Do të vazhdoj me Vivienne në zemrën time”.

“Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar”.

Westwood u bë e njohur me modelet e saj androgjene, bluzat me slogane dhe qëndrimin e pandershëm ndaj pushtetit.

Ajo njihej gjithashtu si një aktiviste e vendosur dhe solli në pasarelë kauza, për të cilat ajo i mbronte, si ndryshimet klimatike, shkruan BBC.

Ajo mori titullin ‘Dame’ për shërbimet ndaj modës në vitin 2006.

Westwood, e lindur në Derbyshire, punoi si mësuese e shkollës fillore, përpara se të krijonte një dyqan veshjesh ‘Let It Rock’ në King’s Road në Chelsea me partnerin e saj të atëhershëm, Malcolm McLaren në fillim të viteve ‘70.

Biznisi më vonë u riemërua “Sex and McLaren” filloi të menaxhonte bendin punk “Sex Pistols”, të cilët fituan famë në vitin 1976 duke veshur rrobat e Westwood dhe McLaren.

Kurse, këngëtari Boy George, i cili u takua për herë të parë me Westwood në fillim të viteve 1980, e quajti atë “të shkëlqyer dhe frymëzuese” dhe “pa diskutim… Mbretëresha e padiskutueshme e modës britaneze”.

Dizajnerja e modës dhe ish-anëtarja e grupit pop “Spice Girls”, Victoria Beckham tha se ajo ishte një “dizajnere dhe aktiviste legjendare”.

Supermodelja Claudia Schiffer shkroi se “zëri unik i Westwood do të jetë i pazëvendësueshëm dhe do të mungojë”, ndërsa këngëtari Billy Idol – i cili gjeti famë në skenën e muzikës punk londineze – shkroi në Twitter: “RIP do të më duhet pak për ta pranuar ikjen tënde …”.

Muzeu “Victoria and Albert”, i cili strehon disa nga veprat e saj, e përshkroi Westwood si një “forcë të vërtetë revolucionare dhe rebele në modë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Deputetë nga koalicioni qeverisës duan t’i japin fund këtij pushteti!

Story i radhës

Kovaçevski: Në Vitin e Ri 2023 vazhdojmë edhe më mirë

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë