Një shtetas amerikan vdiq së fundmi në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Kështu ka konfirmuar të enjten një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Ne jemi në kontakt me familjen dhe po ofrojmë të gjithë ndihmën e duhur”, tha zëdhënësi.
“Nga respekti për privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë, ne nuk kemi asgjë për të shtuar më tej”, pohoi ai.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk e konfirmoi identitetin e burrit, por motra e Dane Partridge konfirmoi se ai ishte viktima.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Burimi: GAZETA.MK