vdes chuck norris 69bd5e36b1cef

Vdes Chuck Norris

March 20, 2026
1 minut lexim

Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris ka ndërruar jetë, sipas raportimeve të publikuara nga TMZ.

Sipas familjes së tij, Norris u nda nga jeta të enjten në mëngjes në Hawaii. Në një deklaratë prekëse, familjarët bënë të ditur: “Me zemra të thyera ndajmë lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa dëshirojmë të ruajmë privatësinë mbi rrethanat, ju lutemi të dini se ai ishte i rrethuar nga familja dhe në paqe.”

Në mesazhin e tyre, familja theksoi se ai “jetoi jetën me besim, qëllim dhe një përkushtim të palëkundur ndaj njerëzve që donte”.

Chuck Norris u bë i njohur botërisht si një ikonë e filmave aksion dhe arteve marciale gjatë viteve ’80, me role në filma si The Delta Force dhe Missing in Action. Ai fitoi edhe më shumë famë në vitet ’90 me rolin e rangerit të Teksasit, Cordell Walker, në serialin televiziv Walker, Texas Ranger.

Në dekadat e fundit, Norris ishte tërhequr kryesisht nga aktrimi, duke u shfaqur vetëm në role të vogla, përfshirë paraqitjen e tij në filmin The Expendables 2.

Largimi i tij shënon fundin e një epoke për kinemanë aksion dhe për fansat e arteve marciale në mbarë botën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lsdm per ndalimin e anakievit eshte e qarte pse nuk ka para per bujqit 69bd5c8dd424d
Lajmi i mëparshëm

LSDM për ndalimin e Anakievit: Është e qartë pse nuk ka para për bujqit

a do te qendroje modric te milani 69bd64def09ba
Lajmi i radhës

A do të qëndrojë Modriç te Milani?

Të fundit nga

A do të qëndrojë Modriç te Milani?

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Torinon, trajneri kuqezi Massimiliano Allegri, foli edhe për të ardhmen e Luka Modriç. Kroati do të duhet të vendosë në fund të sezonit
ShkoLartë