Vdekshmëria në Klinikën e Fëmijëve këtë vit është më e ulët se viteve të kaluara, thotë Taravari

November 10, 2024
1 minut lexim


Ministri i Shëndetësisë , Arben Taravari, thotë mortaliteti në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup këtë vit është shumë më i ulët në krahasim me vitet paraprake.

 “Për fat të keq, po keqpërdoren të gjitha ngjarjet. Në klinikat, fatkeqësisht, ndodhin raste të vdekjeve. Drejtori na dërgoi edhe statistika të viteve të tjera dhe tani, sa është mortaliteti në Klinikë dhe në përgjithësi mund të them se këtë vit është shumë më pak se vitet e kaluara. Të gjithë drejtorëve u japim gjashtë muaj  të paktën  për të drejtuar dhe prandaj janë ushtrues detyre drejtorë. Më pas do të shohim, do të vendosim se si do të vazhdojmë “, theksoi Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse si ministër e di që në një muaj ka tre raste të vdekjeve në Klinikën e Fëmijëve dhe nëse do të ndërmarrë masa.




Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti në takim me liderët botërorë në Konferencën e KB për Ndryshimet Klimatike në Azerbejxhan

Story i radhës

Përfshihet nga flakët lugina e Vjosës, shërbimi zjarrfikës në vendngjarje

Të fundit nga

Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

Këtë të hënë në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, do të hyjë Tayna. Për të kuptuar më shumë se në çfarë roli do të jetë ajo

Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkon falje

Duke folur në televizionin e Koresë së Jugut, shefi ekzekutiv i Jeju Air u ka kërkuar falje viktimave të rrëzimit të avionit. Kim E-bae shtoi se shkaku i saktë i incidentit ishte
ShkoLartë