Vdekja e tre mjekëve në aksident trafiku, në Prilep sot është ditë zie

October 4, 2024
1 minut lexim

Dita e sotme, e premte 4 tetor është ditë zie në Prilep për shkak të vdekjes tragjike të tre nëpunësve mjekësorë të cilët dje në mëngjes humbën jetën në një aksident të rëndë komunikacioni në rrugën Prilep – Manastir. Në aksident humbën jetën: radiologu primarius dr. Aleksandar Risteski, gjinekologu Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanovska, radiologe teknologe.

Këshilli i komunës Prilep vendimin e mori mbrëmë në mbledhje të jashtëzakonshme. 

Sot flamujt në Komunë janë vendosur në gjysmështizë, ndërsa të gjitha manifestimet kulturore dhe sportive anulohen për ditën e nesërme. 

“Prilepi dhe Maqedonia humbën specialistë të lartë mjekësorë, njerëz të shquar dhe të respektuar, qytetarë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, të cilët shpëtuan mijëra jetë njerëzore dhe ndihmuan shumë njerëz me specialitetin e tyre, por humbën jetën, duke udhëtuar pikërisht në vendet e tyre të punës në Manastir për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Prilepi do ta kujtojë përgjithmonë prim. dr. Aleksandar Risteskin, specialist radiolog, dr. Nikolla Vasileskin, gjinekolog dhe Fançe Jovanoska, teknologe radiologjike, të cilët do të jenë pikëllimi dhe dhimbja jonë e përjetshme”, tha kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski pas marrjes së vendimit të Këshillit që dita e sotme, e premte, 4 tetor, të jetë ditë zie ne Prilep. 

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 gjërat pozitive që fëmijët do t’i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

Story i radhës

Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës

Të fundit nga

ShkoLartë