Vdekja e njëvjeçarit, infektologët: Duhet të testohen familjarët

December 29, 2024
min lexim

Me vdekjen e fëmijës një vjeçar nga Gjakova të shtunën në QKUK, janë bërë dy raste brenda vitit që dy fëmijë nga lagja “Kolonia” në këtë komunë vdesin nga infeksioni i njëjtë, “sepsa meningokoksike”.

Kjo e fundit siç thonë infektologët, vjen nga një bakter i cili gjendet në grykën e fytit e që mund të bartet nga kontakti i afërt.

Por familjarët e viktimës thonë se nuk i ka kontaktuar askush për testim.

Infektologët thonë se ekziston rreziku që infeksioni të jetë bartur, andaj testimin e vlerësojnë të nevojshëm.

“Gjithsesi, kontakti me personat e infektuar, zakonisht 6-7 ditët e mëhershme. Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me personin e infektuar, duhet të testohen e kontrollohen. Por, më e rëndësishmja, duhet të bëhet ‘kemoprifillaksa’ ose mbrojtësja përkatëse ndaj antigjenit përkatës, sepse edhe nëse nuk e kanë marrë, gjasat janë shumë të mëdha”, ka deklaruar Hamdi Ramadani, infektolog.

Kur dy ditë më parë televizioni Dukagjini pyeti Drejtorinë e Shëndetësisë në Gjakovë, e njëjta thoshte se kontrollet në lagjen “Kolonia” janë të rregullta. Mirëpo, një gjë të tillë e kanë mohuar familja e një vjeçarit dhe banorë të tjerë.

Gjatë së enjtes, televizioni  ka pyetur sërish drejtorinë për testimin. Mirëpo, ajo i është shmangur përgjigjes për këtë çështje, duke folur vetëm për rrethanat e rastit ditën kritike. Kurse, për diagnozën thotë se nuk është në dijeni.

“Nuk e kam parë njoftimin. Zyrtarisht, nuk kemi marrë asgjë, as nga ministria dhe as nga IKSHP. Rasti është hapur në polici. Të gjitha të dhënat janë marrë nga ambulanta me urdhër të prokurorit. Ka qenë edhe Inspektorati i Shëndetësisë!”, ka deklaruar Adelina Shehu – Kola, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Gjakovë.

Testimi nuk u është ofruar as familjarëve të 4-vjeçares, e cila vdiq në shkurt të këtij viti.

Televizioni ka pyetur Inspektoratin e Shëndetësisë lidhur me testimin e familjarëve, por ky institucion nuk i është përgjigjur të interesimit të televizionit. Kurse Prokuroria e Gjakovës, pos njoftimit se janë duke i marrë të gjitha veprimet, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Prodhuesi i yjeve të Mercedesit shpall falimentimin

Të fundit nga

ShkoLartë