Kryeministri Dimitar Koveçevski përmes një shkrimi ka shprehur ngushëllime pas vdekjës së Mbetëreshës së Britanisë, Elisabeth II. Kovaçevski thotë se jeta e saj ka qenë konstantë e ndryshimeve të mëdha botërore.
“Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i shprehim respekt dhe mirënjohje Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Jeta e saj e jashtëzakonshme përmes së cilës ishte konstantë e ndryshimeve më të mëdha botërore, është një mësim dhe një frymëzim. U prefsh në paqe”, shkruan Kovaçevski.