Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria nis hetimet për 2 vepra penale: Kemi pyetur dëshmitarët dhe policët

October 24, 2022
1 minut lexim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hëtimet për dy vepra penale, “Kryerje e veprimive arbitare” nga ana e uniformave blu  dhe “Mosdhënia ndihmë” nga ana e stafit të Traumës për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.

Në një njoftim për media, prokuroria bën me dije se në pyetje janë marrë dëshmitarë dhe efektivë të policisë si dhe janë administraur kamerat nga momenti i konstatimit deri në mbërritjen e të riut në ambientet e Spitalit të Traumës.

Po ashtu, bëhet me dije se në pyetje do merret edhe stafi mjekësor i Traumës, ndërsa nuk hidhet poshtë as ekspertiza, se në stomakun e tij janë gjetur qese me kokainë.

Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

Deri në këtë fazë të hetimit, janë administruar kartela mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qëndrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

Po kështu, është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë është një ‘bombë e pistë’ që Rusia pretendon se Kievi mund ta përdorë në Ukrainë

Story i radhës

Fero publikon këngën e re “Bela”

Të fundit nga

ShkoLartë