​Vdekja e Kadaresë, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë

July 2, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Në 1 korrik 2024, është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe mbylli sytë përgjithmonë këtë të hënë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamjet: Nuk fshihen më! Princ Leka dhe e dashura e tij puthen dhe përqafohen në qendrën tregtare

Story i radhës

Në Bogorodicë pritja për dalje nga Maqedonia është rreth 40 minuta

Të fundit nga

Видеолотарија дел од глобалната кампања за зголемување на јавната свест за ризикот од вклучување на младите под 18 години во игрите на среќа

Видеолотарија Касинос Австрија како членка на Европската и Светската Асоцијација на лотарии,  и годинава безрезервно ја поддржа кампањата за одговорно дарување. Со оваа кампања и ние како одговорна компанија за приредување електронски
ShkoLartë