Vdekja e foshnjës: Taravari konfirmon se foshnja nuk është pranuar për trajtim! Ajdari: Të nisin hetimet, të zbardhet rasti

min lexim

 

Përgjegjësi patjetër të ketë, kështu thoté Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pér rastin e vdekjes së vajzés 14 muajshe.

I pari i Shëndetësisë e pranon se foshnja nuk është pranuar për trajtim.

ARBEN TARAVARI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Po, është kthyer për detajet e mëtutjeshme më lejoni që komisioni të konstaton mos prisni që unë të sjell vendime sepse është jo-racionale dhe jo e arsyeshme”

Megjithaté thotë se vendimi final do të jepet nesër.

ARBEN TARAVARI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ne si ministri po edhe unë si Ministër i shëndetësisë edhe ditën e djeshme edhe sot në detaje jam i informuar rreth gjithë asaj se çfarë ka ndodhur dhe patjetër të ketë përgjegjësi. Por, mos prisni prej meje sot të sillem si gjykatës dhe të sjell një vendim sepse më duhen detajet më duhen organe kompetente të konstatojnë nëse ka pasur gabim mjekësorë dhe mbas asaj lënda të lëshohet në gjykatë dhe atje të sillet vendimi definitive”

Për rastin e foshnjës që ndërroi jetë nga pakujdesi mjekêsor, reagoi edhe BDI-ja.

RINA AJDARI – DEPUTETE E BDI-së

“Shpresoj që edhe në këtë rast organet kompetente të fillojnë hetimet dhe të zbardhet sa më shpejtë rasti që fajtorët të mbajnë përgjegjësi”

Ndryshe, familjarët kanë njoftuar se foshnjës sot i është dhënë lamtumira e fundit dhe e njëjta është varrosur, pas kohës së drekës. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë

Story i radhës

Thuhet se çështja e parave po kthehet në problem për divorcin mes Lopez dhe Affleck

Të fundit nga