Vdekja e foshnjes 14-muajshe: Pezullohen nga puna dy mjekë specialist – konstatohen lëshime!

min lexim

 

Dy mjekë – specialist që kanë qenë kujdestarë në Klinikën për Fëmijë, natën kritike kur ndërroi jetë foshnja 14-muajshe, janë pezulluar nga puna, kurse Klinika ma marrë vendim që të formojë komision disiplinor për të konstatuar përgjegjësinë e tyre.

“Në bazë të Raportit të Komisionit për mbikqyrje profesionale të formuar nga MSH-ja, lidhur me rastin e vdekjes së foshnjes 14-muajshe, Ruja Sulisi, ku janë konstatuar elemente të lëshimit mjekësor, konform nenit 187 dhe nenit 30 të Statutit të Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve – Shkup, u.d Drejtori I Klinikës, më 18.10.2024 miratoi vendimin për formimin e Komisionit për udhëheqjen e procedurës disiplinore dhe ka inicuar kallëzim për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore për shkak të shkeljes disiplinore të punonjësve shëndetësor – dy mjekë specialist, të cilët ishin kujdestarë dhe kishin kryer kontrollin e fëmijës më 03.10.2024” – thonë nga Klinika për Fëmijë.

Njëkohësisht, Drejtori I Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup, miratoi Vendimin për largimin e përkohshëm të dy punonjësve shëndetësor – mjekëve specialist të institucionit shëndetësor, për të cilët zhvillohet procedura disiplinore konform nenit 192 paragrafi 2 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësor, deri në miratimin e vendimit përfundimtar në procedurën disiplinore – shtojnë nga Klinika.

Foshnja 14-muajshe ndërroi jetë pasi disa herë ishte kthyer në shtëpi, respektivisht nuk ishte pranuar në Klinikën për Fëmijë edhe pse situate ishte serioze.

Shumë organe kompetente, mes të cilëve edhe Oda e Mjekëve, janë duke e shqyrtuar rastin. 

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Detaje të reja rreth natës së parë të BBVK 3

Story i radhës

Zgjedhjet, nga do shkojë Gjeorgjia me Rusinë apo Perëndimin?

Të fundit nga