vdekja e 7 vjecares aliu jane ndermarre te gjitha masat per zbardhjen e rrethanave 68d14fb3cefdd

Vdekja e 7 vjeçares, Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

September 22, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 7-vjeçare në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se janë ndërmarrë masat për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sigurohen kushte me te mira per mesim dhe rehabilitim te nxenesve me nevoja te vecanta arsimore nga shfqb idnina 68d14f1845c1c
Lajmi i mëparshëm

Sigurohen kushte më të mira për mësim dhe rehabilitim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore nga ShFQB “Idnina”

opozita mban pezull kuvendin nuk dorezon emrat e kryetareve dhe anetareve te saj ne komisionet parlamentare 68d151184976e
Lajmi i radhës

Opozita mban pezull Kuvendin/ Nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të saj në komisionet parlamentare

Të fundit nga

ShkoLartë