vdekja e 32 vjecarit ne divjake qe ra ne kontakt me rrymen elektrike arrestohen dy persona 67fe1fe3bcd0f

Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë që ra në kontakt me rrymën elektrike, arrestohen dy persona

April 15, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mërtish pranë Divjakës mesditën e së hënës, kur 32-vjeçari Xhuljo Shtëmbari humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Fierit raporton se dy persona janë vënë në pranga sa i përket kësaj ngjarjeje.

Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë janë arrestuar pasi, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nisin punimet per rregullimin e infrastruktures hekurudhore ne cerkez te kumanoves 67fe1a863107b
Story i mëparshëm

Nisin punimet për rregullimin e infrastrukturës hekurudhore në Çerkez të Kumanovës

adem hoxha ulet te aak a u be pjese e grupit parlamentar 67fe294453531
Story i radhës

Adem Hoxha ulet te AAK, a u bë pjesë e Grupit Parlamentar?

Të fundit nga

ShkoLartë