Vdekja e 16 vjeçarit, 30 ditë paraburgim për 17 vjeçaren nga Tetova

December 23, 2022
1 minut lexim

Sektori për punë të brendshme në Tetovë ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë e të miturit që u gjet të enjten në Banjat e Tetovës. Me këtë rast është bërë e ditur se 17 vjeçarja e marrë në pyetje ka pranuar vrasjen.

Marketing

“Gjatë ditës së djeshme janë thirrur dy të mitur njëra prej të cilëve një vajzë 17 vjeçare e cila e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë. E njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit.”, – tha Fatmir Rexhepi nga SPB – Tetovë.

17 vjeçarja nga Rogla e Tetovës, dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë. Sipas SPB-Tetovë, ajo dyshohet se e ka sulmuar me send të fortë 16-vjeçarin, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit Shkumbin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haxhiu për skandalin në Pejë: Rast mizorë, krim shumë i rëndë

Story i radhës

Paralajmërimi i Moskës: Nuk ka fund të luftës pa arritur qëllimet ushtarake ruse

Të fundit nga

ShkoLartë