vazhdon te rritet numri i te prekurve nga gripi mjeket kulmi do te arrihet ne shkurt 679265b465b35

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga gripi, mjekët: Kulmi do të arrihet në shkurt

January 23, 2025
1 minut lexim

Për 34 për qind është rritur numri i të prekurve nga gripi dhe sëmundjet repsiratore në javën e fundit. Më të prekur janë fëmijët dhe të moshuarit. Piku i gripit pritet të jetë në mes apo nga fundi i muajit shkurt.

“Gjatë javës së tretë të vitit 2025, kjo është mes 13 deri më 19 janar, janë regjistruar 1.412 raste të gripit ose sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 34.1 më shumë në krahasim me javën e kaluar. Por, numri i të regjistruarve këtë javë në dallim me javën e tretë të sezonës, apo të vitit të kaluar është ulur për 15.7 për qind”, deklaroi Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur edhe numri i të shtruarve në klinika.

“Sigurisht që kemi të dhëna se edhe numri i shtruarjes në spital është rritur, ashtu siç rriten numrat e gripit. Por duhet të përmend se nuk është drastike dhe e papritur. Madje është më pak në dallim me sezonin e kaluar. Po ka më shumë dallim me javët e kaluara, por e pritshme në këtë periudhë të vitit”, tha Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Kryeqyteti kryeson me më shumë raste të personave të prekur nga gripi, më pas vjen Kavadari dhe Kumanova. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

canon vendos rekord me nje sensor kamera prej 410 megapiksel 679265772fa1e
Story i mëparshëm

Canon vendos rekord me një sensor kamera prej 410-megapiksel

santiago gimenez reagon pas interesimit te milanit 67926667286f0
Story i radhës

Santiago Gimenez reagon pas interesimit të Milanit

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë