Asnjë nga 140 infermieret dhe punonjësit e tjerë shëndetësor nuk do të marrin vendime pune. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Ministria e Financave ka dhënë pëlqime për punësime me kontratë në vepër dhe punësime deri në Vitin e Ri.
“Për 76 është dhënë mendim pozitiv për kontratë në vepër dhe për 47 persona për punësim me afat të caktuar deri në Vitin e Ri. Bëhet fjalë për punonjës shëndetësor dhe bashkëpunëtorë, prej të cilëve numri më i madh janë infermiere, farmacistë, defektolog, punonjës social dhe kuadër tjetër administrativ. Ndryshe, përgjigje negative ka për 53 punësime me afat të pacaktuar kohor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Më herët, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Besim Koka tha se pas reagimit të të punësuarve, Ministria e Financave u ka kërkuar listë me gjendjen e të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit. Por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sot nga Ministria e Shëndetësisë kërkuar të dhëna për 40 motra patronazhe për të cilat mendojmë se nuk ka ende pëlqime për kontrata në vepër. I kemi dërguar të gjitha të dhënat dhe presim që të ketë reflektim. Tek neve ende nuk ka arritur asnjë lloje përgjigje”, u shpreh Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ky problem do të zgjidhet së shpejti. Ai mendon se nuk është e vërtetë se personeli mjekësor largohet nga vendi për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve joadekuate për punë. Ai thotë se vendi ka kuadër të mjaftueshëm shëndetësor dhe problemi aktual me pagat do të zgjidhjet së shpejti. Ditë më parë rreth 140 infermiere dhe punonjës të tjerë shëndetësore në Shtëpinë e Shëndetit të Shkup që ishin angazhuar gjatë pandemisë ngritën zërin se e muaj punojnë pa kontrata dhe pa paga.