9
Kumanovë, 2 shkurt – Me qëllim që t’u dalin në ndihmë qytetarëve, komuna e Kumanovës ka shpallur thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për furnizimin e inverter klimave me efikasitet të lartë, pajisje këto për ngrohje për vitin 2025, bëhet e ditur përmes një kumtese të komunës së Kumanovës.
“Komuna e Kumanovës, me qëllim që t’i stimulojë qytetarët (amvisëritë) për përdorimin e inverter klimave me efikasitet të lartë, pajisje këto për ngrohjen e shtëpive të tyre e që janë ekonomik me efikasitet energjetik dhe të pranueshme ekologjikisht për mjedisin hapësinor, qytetarëve të cilët kanë blerë inverter klima deri në vitin 2025 do tua kompensojmë shpenzimet gjatë blerjes së pajisjes në vlerë prej 20 mijë denar për familje. Tatimin personal do ta paguaj komuna”, thonë nga komuna e Kumanovës.
Thirrja publike do të fillojë më 10 shkurt të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 30 tetor të vitit 2025, respektivisht deri në harxhimin e mjeteve të parapara financiare nga buxheti i komunës së Kumanovës për këtë qëllim. Ndryshe thirrja publike do të realizohet sipas principit kush vie i pari edhe shërbehet i pari, respektivisht sipas paraqitjes së aplikimeve me datë dhe kohë të sakta të aplikimit. Nga komuna e Kumanovës bëjnë me dije se në këtë thirrje publike kanë drejtë të marrin pjesë dy apo më tepër amvisëri të cilat jetojnë në të njëjtën adresë por që në bazë të dokumenteve të ofruara bëhet fjalë për amvisëri të ndara që dëshmohet me llogari të pagesës së energjisë elektrike.
BURIMI: zhurnal.mk