Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

March 28, 2022
1 minut lexim

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Javën e kaluar, para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e Mustafës, Brahim Mehmetaj.

Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Story i radhës

Sherr masiv në një parking në Tiranë, plagosen dy persona

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë