Vazhdon skandali me taksat e tregtarëve/ Inspektorati: Punonjësit e Qani Nesimit ngujojnë inspektorët e Komunës!

November 14, 2024
min lexim

 

Një nga punonjësit e Inspektoratit Komunal të Tetovës ka përfunduar i ngujuar në dhomën e arkivoleve në ambientet e objektit të Myftinisë së Tetovës, në afërsi të varrezave të qytetit, nga persona që mbrojnë Qani Nesimin, konkretisht nga ata që grumbullojnë paratë e tregtarëve ilegalë që shfrytëzojnë hapësirat publike të qytetit. Kështu ka deklaruar shefi i Inspektoratit Komunal të Tetovës, Armend Salihi, i cili tha se rasti është paraqitur në MPB.

„Para disa javësh, Inspektorati Komunal, veçanërisht ditën e enjte, ka hasur në probleme dhe jemi detyruar që një rast ta paraqesim në sektorin për punë të brendshme, pasi një inspektor i yni ka qenë i ngujuar nga disa persona që zhvatin qytetarët në mënyrë të paligjshme“, tha Armend Salihi, shef I Inspektoratit Komunal.

Ndërkohë, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmojnë rastin dhe thonë se ka pasur paraqitje dhe është njoftuar edhe Prokurori Publik.

“Me datën 28.10.2024, në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar njëkërkesë me shkrim nga komuna e Tetovës, në të cilën është raportuar se me datë 24.10.2024 në ora 09:00, inspektorët komunal dhe rojet komunal gjatë kryerjes së detyrës së rregullt në rrugën ,,146” në Tetovë, gjegjësisht te pazari I improvizuar në Tetovë, një grup i qytetarëve të udhëhequr nga Xh.S., I punësuar në Teqen e Tetovës, ka debatuar verbalisht me ta dhe i ka kërcënuar, si dhe kanë tentuar të sulmojnë fizikisht njërin nga rojet komunale” – thonë nga SPB Tetovë.

Në lidhje me deklaratën e Qani Nesimit, se ekziston një marrëveshje me

Ndërmarrjen Komunale, kjo është hedhur poshtë nga kjo e fundit. Drejtori I Ndërmarrjes Komunale, Samet Bislimi, ka deklaruar se Nesimi nuk ka kontratë për mbledhjen e parave, por ka një marrëveshje për grumbullimin e mbeturinave, për të cilën ka borxh mbi 300 mijë denarë dhe nuk ka paguar për dy vitet e fundit.

„ Kontrata për mbledhjen e mbeturinave është normale dhe ne jemi të obliguar të shkojmë ta grumbullojmë, dhe ky shërbim paguhet dhe fakturohet. Myftinia e Tetovës ka borxh prej 350 mijë denarësh për këtë shërbim, dhe kontrata do të prishet. Jemi në proces dhe do ta shkëpusim kontratën, edhe pse afati ka skaduar që në vitin 2005“, tha Samet Bislimi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale.

Shefi i Inspektoratit Komunal, Armend Salihi, ka potencuar se informacionet që ata posedojnë tregojnë se këta individë vazhdojnë të zhvatin qytetarët.

„Informacionet e fundit që kemi janë se ende vazhdon zhvatja e qytetarëve në mënyrë të paligjshme. Jemi të obliguar që në bashkëpunim me sektorin për punë të brendshme, çdo të enjte të zhvillojmë aksionin, me qëllim që qytetarët të mos paguajnë askënd që nuk ka autorizim nga ana e Komunës. Pra, Komuna e Tetovës i lejon qytetarët të shfrytëzojnë hapësirat pa pagesë çdo të enjte“, tha Armend Salihi, Shef i Inspektoratit Komunal.

Faktet që Qani Nesimi ka ngulfatur në borxh Myftininë e Tetovës, ditën më parë i bëri publike Myftiu Selver Xhemaili. Sipas tij, individët që merren me grumbullimin e parave përreth tregut të Tetovës nuk lejojnë hyrjen e Xhemailit në Myftini dhe aty qëndrojnë të armatosur.

Ndryshe, ditë më pare, Qani Nesimi, I cili njëhërit është edhe profesor në USHT, akuzoi kreun e Tetovës, Bilall Kasami, se po bashkëpunon me Selver Xhemailin për t`i mundësuar këtij të fundit futjen në Myftininë e Tetovës. Nesimi madje porositi Kasamin se kjo punë nuk do të bëhet. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Filkov: Ndryshimet në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik janë kyçe për rrugën drejt BE-së

Story i radhës

Ndeshja Maqedoni-Letoni, regjim i posaçëm i komunikacionit në rrugët e Shkupit

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë