​Vazhdon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri

July 25, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet për çdo vatër të mundshme të zjarrit, në këtë kohë kur Vlora dhe Fieri po përballen me zjarrin.

Ai ka thënë se marrja e masave me kohë parandalon ngjarje me përmasa të mëdha.

Ndërsa ka bërë të ditur se 45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar janë të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në Fier.

“45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Trupa të tjerë dhe mjete po vijojnë punën edhe në Vlorë. Në gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë! Ju lutemi banorëve, t’u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim. Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha”, ka shkruar ai.

Tash e tri ditë ka vatra aktive të zjarrit në fushën ku grumbullohen mbeturinat në Vlorë, si dhe në fshatin Peshtan në Fier.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdiq Haqif Mulliqi, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes

Story i radhës

​BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë