Vazhdon operacioni për gjetjen e alpinistit nga Kosova, i cili dyshohet se humbi jetën në Valbonë

1 minut lexim

Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë.

Ai dyshohet se ra në greminë nga një lartësi për shkak të terrenit të thepisur malor.

Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

ShKShMK ka njoftuar se së bashku me autoritetet shqiptare po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e alpinistit nga Kosova.

“ShKShMK së bashku me autoritetet Shqiptare vazhdon me operacionin e Kerkim-Shpetimit në majën e Thatë”, thuhet në njoftim.

Story i mëparshëm

Juventusi nuk heq dorë nga 26-vjeçari

Story i radhës

I kerkuar ndërkombëtarisht për trafik narkotikësh dhe prostitucion, ndalohet 52-vjeçari

Të fundit nga