Vazhdon greva në shkolla, në çerdhe po përkujdesen për fëmijët

April 28, 2022
1 minut lexim

Në shkollat fillore dhe të mesme në shtet edhe më tej mësimi nuk po zhvillohet për shkak të grevës së anëtarësisë së SASHK-ut. Ndërkohë, greva në kopshte është vënë në pezullim dhe procesi po zhvillohet rregullisht.

Greva në arsimim fillor dhe të mesëm dhe kopshte filloi më 11 prill, SASHK-u kërkon rritjen e pagave për 18,4 për qind menjëherë dhe harmonizim të pagave të tjera me pagën minimalen.

Të hënën udhëheqësia e SAHK-ut dhe Qeveria arritën marrëveshje për rritjen e pagave prej 12 për qind me pagën e korrikut, por pardje ky propozim u refuzua në seancën e Këshillit të SASHK-ut.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski pasi publikoi se anëtarësia nuk e ka pranuar propozimin e Qeverisë për rritjen e pagave për 12 për qind, informoi se edhe Sindikata në shenjë të pakënaqësisë nga rezultatet e negociatave ka vendosur të organizojë protestë të madhe masive para Qeverisë më 4 maj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shefi i OKB-së: Lufta në Ukrainë do të marrë fund kur të vendos Rusia

Story i radhës

Pendarovski: Banka Popullore udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë krizave

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë