vazhdon greva ne prokurori grupi i punes do te kete afat prej 10 diteve per arritjen e marreveshjes 651d8fd13f188

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

October 4, 2023
1 minut lexim

Greva në prokuroritë do të vazhdojë edhe më tutje, njoftoi sot kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOGJSHQ), Tërpe Deanoski, në konferencë për media para Prokurorisë Themelore Publike.

Sindikata e punonjësve administratorëve dhe punonjësve gjyqësor e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së RMV-së për formimin e grupit të punës, për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre, por thonë se negociatat nuk duhet të shtyhen.

Ata thanë se presin që grupi punues të fillojë punën për shtatë ditë dhe se në mbledhjen e parë do të kërkojnë përcaktimin e afateve, pra që grupi punues të përfundojë punën për dhjetë ditë.

“Nëse nuk i pranojnë kërkesat tona, greva do të vazhdojë në mënyrë më rigoroze dhe nuk do të bëhet asnjë detyrë në prokurori. Nëse nuk arrijmë marrëveshje presim që të na bashkohen kolegët nga gjykatat dhe kolegët e avokatisë”, thanë nga Sindikata

MARKETING

RENT A CAR

paris hilton tallet per ecjen ne pasarele gjate shfaqjes per mugler krahasohet me ate te nje pule 651d8f9058ab8
Story i mëparshëm

Paris Hilton tallet për ecjen në pasarelë gjatë shfaqjes për ‘Mugler’, krahasohet me atë të një pule

ademi priti fc ballkanin e pergezon per sukseset e arritura 651d90fb34d9a
Story i radhës

Ademi priti FC Ballkanin, e përgëzon për sukseset e arritura 

Të fundit nga

ShkoLartë