Vazhdon golgota e nxënësve shqiptarë të Idrizovës. Kanë mbetur në shtëpi, nuk është gjetur zgjidhje për klasat e gjashta

min lexim

Vazhdon golgota me nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Njegosh” në Idrizovë. Prindërit e tyre kërkojnë të hapet paralele shqipe në këtë shkollë, por kërkesa e tyre nuk po përfillet. Për këtë qëllim, organizuan protestë para hyrjes së komunës së Gazi Babës.

Pohojnë se shkolla i plotëson kushtet për paralele, ndërsa i rikujtojnë kryetarit të komunës Stefkovski se gjatë fushatës zgjedhore 2021 u kishte premtuar zgjidhje.

“Janë duke qëndruar në shtëpi. Pa mësim janë dhe s’kemi rrugëdalje, patjetër të ngritemi në protesta. Po kërkojnë normal, kërkojnë fëmijët të mësojnë në gjuhën shqipe”.

“Kryetari kur ishte për të marë vota në Idrizovë, pyetja e parë ishte a do të bëhet shkolla nëse e merr vendin. Tha po shkolla ose paralele shqip. Këtu zgjidhje nuk ka as për shkollë as për paralele. Tash kur e kërkojmë të ballafaqohet me neve nuk del kur fëmijët tanë heqin që nga viti 2006”.

“Ne kërkojmë pasdite fëmijët të shkojnë në shkollë. Për çka fëmijët tanë të mundohen të shkojnë në shkollë deri të nëntën, e duke qenë shkolla aty? I plotëson kushtet! Prej maqedonisht e kthen shqip nëse e hapë”.

Prindërit këto kërkesa ia shpalosën drejtpërdrejtë edhe kryetarit të komunës, Boban Stefkovski.
Ky i fundit iu përgjigj pozitivisht kërkesës së prindërve që t’i pranojë në takim. Megjithatë Takimi përfundoi pa zgjidhje.

“Ne i kërkuam që paralelja e gjuhës shqipe për gjashtën klasë të hapet në shkollën “Njegosh” dhe mos të na dërgojnë më në shkolla tjera. Por ky thotë se unë jam duke shkuar me gjetjen e lokacionit, me ndërtimin e shkollës. Gjysat e pareve të shkollës për ndërtim i jap unë si komunë, gjysën ministria e Qeveria. Ai thotë se s’ka zgjidhje tjetër, s’ka kushte te shkolla në Njegosh, nuk ka kuadro, nuk ka arsimtar, nuk ka send!”, tha Rizvan Seferi, prind, protestues.

Por kryetari i GaziBabës këmbëngulë se shkolla nuk i plotëson kushtet, me arsyetimin se aty mësohet me kapacitet të plotë në dy turne deri në orën 16. Për këtë, ai pret që Ministria e Transportit t’i kthejë përgjigje për iniciativën e ndërtimit të shkollës së re, e për të cilën ka propozuar lokacion.

“Po të kishin vullnet ta zgjidhin këtë, deri tani shkolla do të ishte ndërtuar. Ne e dimë se për një ndërtim ndoshta janë pak gjashtë muaj por nëse ka vullnet për një vit shkolla mund të ndërtohet. Po të kishin vullnet, së paku do të bënin ndryshim të planit urbanistik dhe të propozojnë lokacion ku do të ndërtohet. Ja unë këtë iniciativë e dorëzova te institucionet kompetente dhe për këtë apeloj në afat sa më të shpejtë ta pranojnë këtë iniciativë dhe të sjellim program urbanistik për ndërtim të shkollës në Idrizovë”, tha Boban Stefkovski, kryetar i Gazi Babës.

Televizioni 21 dërgoi pyetje edhe deri te Ministria e Transportit, se si do t’i përgjigjen kërkesës së komunës, mirëpo deri në këto momente nuk morëm përgjigje.

Stefkovski paralajmëroi se në fund të javës do të takohet me ministrin e arsimit Jeton Shaqiri me qëllim që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm turk diskuton marrëdhëniet dypalëshe me homologen australiane

Story i radhës

Kadilli sulmon Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, nuk është politikan

Të fundit nga