Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

October 2, 2024
1 minut lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë sot pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës, teksa seanca fillon në orën 09:00.

Dje, Dhomat e Specializuara në Hagë mbajtën konferencën e radhës përgatitore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur që kanë mbetur edhe 24 ditë gjykim deri në pushimin dimëror të gjykatës, kurse janë edhe 60 ditë pune deri në ditën kur ZPS synon t’i marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e saj, përkatësisht deri në fund të prillit.

Nga Prokuroria kanë thënë se planifikojnë që ta shkurtojnë këtë afat për përfundimin e dëshmitarëve të planifikuar, por numrin e saktë të dëshmitarëve do ta bëjnë të ditur më 1 nëntor.

Gjykatësi po ashtu ka kërkuar që dëshmitarët më pak të rëndësishëm të merren në pyetje në fund, në mënyrë që mos të humben dëshmitë e dëshmitarëve më të rëndësishëm për këtë proces.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, këtë javë pritet të mbahen tri seanca gjyqësore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në rrjetet sociale po flitet me të madhe për të, për çfarë po akuzohet Diddy dhe sa janë të vërteta teoritë ndaj reperit?

Story i radhës

Zjarret në Greqi, Shqipëria i vjen në ndihmë vendit fqinj me efektivë zjarrfikës dhe mjete

Të fundit nga

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë